Kryeministri estonez deklaratë me Ramën: Ecni përpara me reformat, nëse përmbushni angazhimet tuaja, BE do të bëjë të njëjtën gjë

Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, shprehu mbështetjen për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, teksa ndodhet në Talin, ai theksoi se Shqipëria duhet të vijojë përpara me reformat për të ardhmen e qytetarët.

Michal theksoi se nëse Shqipëria përmbush angazhimet, edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë. Ai u ndal edhe te zhvillimet përmes Inteligjencës Artificiale, teksa tha se mezi pret që të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Të lidhura

None found

Duke komentuar ministren virtuale Diella, lideri estonez theksoi se, “Shqipëria ka një ministre për AI, Estonia duhet të ecë që t’ju kapë aty”.

“Estonia mbështet fort zgjerimin e BE, kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE dhe do e bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaja nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë.

Fluturimet e drejtpërdrejta Talin-Tiranë çelin mundësi të reja për turizmin dhe bizneset. Kemi shumë të përbashkëta, bashkëpunimi për çmimet dixhitale, interesi në rritje për AI. Përvoja e Estonisë si vend dixhital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracinë dhe përmirësojë shërbimet publike.

Nisma jonë e sapo prezantuar e AI është investim i rëndësishëm në të ardhmen e ekonomisë, pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështjet dixhitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre për AI, Estonia duhet të ecë që t’ju kapë aty.

I dashur Edi faleminderit për vizitën tuaj. Vitin tjetër shënojmë 25 vjet marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve dhe besoj se bashkëpunimi do të bëhet edhe më i fortë”, tha ai.


Shtuar 15.05.2026 11:47

CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobetMatadorbetMeritking