Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia dhe ka lënë në “arrest shtëpie” mjekun Nikolla Nunka, i cili u arrestua pak ditë më parë pas denoncimit të një pacienteje 21-vjeçarjeje se e kishte ngacmuar seksualisht në spital.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 2 orë. Prokuroria ka paraqitur para gjykatës provat të cilat implikojnë kirurgun Nunka dhe provojnë dyshimin e arsyeshëm për konsumimin e veprës penale.
Të lidhura
None found
Gjatë seancës kirurgu nën akuzë për ngacmim seksual ka mbajtur qëndrim mohues ashtu ai edhe gjatë marrjes në pyetje.
Një ditë më parë, kirurgu përfundoi në spital pas problemeve që shfaqi në ambientet e policisë. Ndërkohë, e reja që e denoncoi rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, se doktori e kishte puthur kur kishte shkuar për plagën.
Çfarë rrëfeu 21-vjeçarja në emisionin “Me zemër të hapur”
“Në orën 6 u prezantova me gjyshen në dhomën e mjekimit të atij doktorit. Kur unë po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më thoshte: shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë dhe më pas më mori nga fytyra dhe më puthi më pas vazhdoi me aplikimin e kremit. Unë u shmanga kur më puthi, unë ngela pa fjalë. Më pas vazhdoi me kremin që ishte për infeksion vaginal dhe ai thoshte ri në këtë pozicion dhe lëvizjet e gishtave që nuk ishin të duhura për një mjekim, edhe pozicionet. Unë u shmanga dhe më pas mbaroi vizita dhe dola me gjyshen dhe shkova te dhoma. Më kishte thënë që të prezantohesha për të hënën në orën 8 dhe 6 që të aplikonte kremin dy herë në ditë”, tregoi e reja.
Vajza tregoi edhe ballafaqimin me doktorin në prani të forcave të policisë, ku sipas saj ai i ka mohuar të gjitha akuzat.
“Pata një ballafaqim me doktorin kur u bë denoncimi. Unë i thashë atij të vërtetën, që këto gjeste i ke bërë. Më tha që jo nuk e kam bërë, unë i thashë që të të vijë turp. Po ta bënte ai punën siç unë nuk do kishte arsye pse ta sillja situatën këtu. Nuk është e vërtetë që unë e bëra për lekë. Unë erdha këtu për pushime nga gjyshërit. Nuk më mungojnë lekët”.
