Topallli-Peleshit: Nano dhe Berisha s’i shmangeshin interpelancave, kryeministri nuk është influencer, qenia në pushtet nuk matet me sa gjatë del në televizor

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi rama se i shmangeshin dhënies së llogarisë në Kuvend, duke mos ardhur për interpelanca, diskutime, mocione për debat.

Madje ajo ironizoi kreun e qeverisë, duke i kujtuar se “nuk është influencer” apo se “pushteti nuk matej me sa gjatë kryeministri dilte në televizor”.

Të lidhura

None found

Nga Kuvendi ajo bëri thirrje që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancën dhe i kërkoi llogari kreut të institucionit, Niko Peleshi, se pse mungonte kreu i qeverisë.

“Në 25 vite në këtë Parlament do gjeni, kushdo që ka qenë, Nano, Berisha, ka qenë aty, duke iu nënshtruar pyetjeve, seancave, rregullores dhe interpelancave. Ju e dini se kryeministri nuk është influencer, qenia në pushtet nuk matet me sa gjatë flet një kryeministër në televizor, por me kushtet e parlamentarizmit dhe kontrollit që pakica ka mbi shumicën”, tha Topalli.

Më tej ajo vazhdoi rekursin e saj kritik ndaj kreut të mazhorancës, duke iu drejtuar Peleshit:

“Ne kërkojmë përgjigje nga kryetari i Parlamentit, pse nuk vjen kryeministri në Kuvend për interpelanca, pse nuk vjen kur ka mocion, kur shqyrtohet çështja kryesore që ai e ka pasur shtyllën kryesore të fushatës së tij. Kërkojmë përgjigje zoti kryetar”.

Në fund ajo u shpreh se kreu i ekzekutivit duhet të japë llogari.

“Pse nuk vjen kryeministri kur ka një mocion? Një interpelancë? Pse nuk vjen kur nuk ka një diskutim? Kërkojmë përgjigje zoti kryetar”, tha ajo.


Shtuar 14.05.2026 12:02

CasibomHoliganbetjojobetjojobet