Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një 32-vjeçare është gjetur e mbytur.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër. Policia bën me dije se shtetasja me iniciale E.T. vuante nga depresioni.
Të lidhura
None found
Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka konstatuar trupin dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e tij nga uji.
Më pas, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa bashkëshorti i 32-vjeçares po merret në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
