Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një reagim në lidhje me protestën e 8 majit të opozitës.
Balla shkruan se përtej atyre që ai u referohet si krushqit, janë proceduar dhe 3 shtetas italianë për sulm ndaj efektivëve të policisë.
Të lidhura
None found
Në lidhje me këtë rast, Balla thotë se PD i detyrohet një përgjigje publikut për përfshirjen e shtetasve të huaj në dhunë.
“Përtej krushqve të sotëm, në protestën e të premtes Policia e Shtetit ka proceduar tre shtetas italianë për sulm me gurë/molotovë ndaj Policisë së Shtetit. Partia Demokratike i detyrohet publikut një përgjigje për këtë përfshirje të shtetasve të huaj në dhunën e protestave”, shkruan Balla.
