Një mjek kirurg në Korçë është vënë në pranga për ngacmim s*ksual. Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21- vjeçare ndaj mjekut kirurg N.Nunka.
Sipas informacioneve që bëhen me dije se, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.
Të lidhura
None found
Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.
21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit.
Pritet që në vijim, mjeku kirurg të dalë në masë sigurie ku do të jetë gjykata që do të vendosë për këtë çështje.
