“Asgjë nuk e ndal marshimin tonë”/ Noka përplaset me policinë: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, është përplasur me efektivët e policisë. Noka deklaroi gjatë protestës se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese.

Noka tha se drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita komandohet nga qeveria Rama. Ai iu bëri thirrje policive të bashkohen në protestën e opozitës.

Të lidhura

None found

Noka: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar. Këta janë të vjedhur nga Mirlinda dhe Belinda. Këta punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Mirlinda vjedh miliona euro. Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë e përballen me motrat dhe vëllezërit te tyre. Ndaj u bëj thirrje të hapin rrugën, të mos i shërbejnë Skënder Ballukut, por t’i shërbejnë ligjit. Hapuni. Do vazhdojmë marshimin pa asnjë diskutim. Marshimi është i pandalshëm. Është emëruar drejtor Skënder Bistri apo Skënder Ballukut. Ne do t’ia nxjerrim edhe vilat edhe gjërat që i ka andej nga Farka, po avash- avash, Skënder hajdutit. Kështu që ne nuk na ndalon. Ai është kamikazi politik i regjimit. Dhe të harrojë se mund të ndalojë marshimin tonë.


Shtuar 8.05.2026 21:06

Tags: ,