Nis zyrtarisht EU4Municipalities II, programi strategjik për forcimin e pushtetit vendor dhe mbështetjen e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, një program që do të mbështesë bashkitë me investime konkrete, rritje kapacitetesh dhe modernizim të shërbimeve për qytetarët
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka theksuar se anëtarësimi në BE nuk është vetëm bekim, por edhe sfidë. Ai u shpreh se një nga pikat që “çalojnë” bashkitë tona, është digjitalizimi.
Të lidhura
None found
Rama: Dua të them që Bashkimi Europian edhe anëtarësimi në familjen europiane janë një bekim për Shqipërinë, por nga ana tjetër janë dhe një sfidë e madhe posaçërisht në nivelin vendor, pasi konsolidimi i nivelit të qeverisjes vendore është pjesë e pa ndarë dhe e patjetërsueshme e mënyrës së funksionimit dhe për mirëfunksionimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Europian dhe një vendi anëtar.
Një pjesë e konsiderueshme e mbështetjes europiane për vendet anëtare lidhet me mbështetjen në nivelin vendor dhe një sfidë e konsiderueshme për vendet anëtare është që të kenë aftësinë të thithin mbështetjen e Bashkimit Europian përmes dijes se si ta bëjnë këtë dhe në këtë pikë, ky program është kyç.
Nuk janë 11 milionë eurot e para thjesht si një shumë, por është i gjithë instrumenti dhe mënyra se si është i ndërtuar, që duhet t’i bëjë të gjitha bashkitë jo vetëm të interesuara, por edhe plotësisht të angazhuara që të kenë akses në këtë instrument.
Unë kam besim që me mbështetjen e aktorëve të përfshirë në këtë dhe posaçërisht me mbështetjen e miqve të GIZ-it që kanë një kontribut të çmuar në ecurinë e pushtetit vendor në Shqipëri, pikërisht sepse përfaqësojnë një burim dijeje përveçse një mbështetje financiare të shtetit gjerman, por pa dyshim edhe me angazhimin në vetë të parë të ministrit të Pushtetit Vendor, i cili vjen nga një eksperiencë shumë e suksesshme si kryetar bashkie, ne do të mund të bëjmë më të mirën dhe të nxjerrim nga ky potencial, maksimumin e mundshëm për të gjitha bashkitë tona.
Dhe në fund duhet ta mbyll me komponentin i cili është gjithmonë e më strategjik në qeverisjet e vendeve dhe që ka një peshë shumë të madhe në qeverisjen qendrore, por që për arsye që për mua janë të kuptueshme ose dhe të tjera që mbase unë nuk jam gjendje t’i kuptoj, në nivelin vendor është një komponent shumë i dobët dhe ky është digjitalizimi.
Takimi lidhet me një projekt që nuk mishëron thjeshtë mbështetje financiare por investim strategjik të BE për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
BE dhe anëtarësimi janë një bekim për Shqipërinë por edhe një sfidë e madhe në nivel vendor pasi konsolidimi i nivelit të qeverisjes vendore, pjesë e patjetërsueshme.
Një sfidë e konsiderueshme është aftësia të thithet mbështetja e BE përmes dijes si ta bëjmë këtë, ndaj ky program është kyç.
Një pikë që dua të cek, kemi një komponent shumë të dobët në qeverisjen vendore, që është digjitalizimi. Kemi diferencë të pa pranueshme mes peshës në nivel qendror dhe në nivel lokal.
Thirrje krerëve të bashkive: Bëni më të mirën të mos e shihni projektin si mundësi financimi por si mundësi për të krijuar eksperiencë për të fuqizuar kapitalin njerëzor.
