Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë javën e ardhshme në Uashington raundin e tretë të bisedimeve mes dy vendeve, në përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje.
Sipas një zyrtari të Departamentit Amerikan të Shtetit, takimet do të mbahen më 14 dhe 15 maj, ndërsa SHBA po ushtron presion diplomatik për uljen e tensioneve në rajon.
Të lidhura
None found
Bisedimet zhvillohen në një moment të tensionuar, pasi ushtria izraelite vazhdon operacionet kundër Hezbollah në Liban.
Vetëm një ditë më parë, Izraeli kreu një sulm në Bejrut, i pari që pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të brishtë mes palëve.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “nuk do të ketë imunitet për armiqtë e Izraelit”.
Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shpreh optimist për mundësinë e një marrëveshjeje, por theksoi se qeveria libaneze duhet të ketë kapacitet për t’u përballur me Hezbollahun.
Sipas ushtrisë izraelite, që nga nisja e armëpushimit janë vrarë mbi 200 luftëtarë të Hezbollahut në Liban.
