Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ishte pjesë e një tryeze diskutimi të organizuar nga Departamenti i Ekonomisë dhe Financës me temë “Pensionistët, të nëpërkëmburit”, në sallën “Pjetër Arbnori”, selia e PD-së.
“500 milionë euro jep qeveria greke vetëm për popullatën, jo vetëm fermerët, fermerët po e po, për të lehtësuar pasojat e rritjes së çmimit të naftës gjatë kësaj periudhe. Rriten biletat, rriten çmimet e tjera, pensionisti s’ekziston.
Të lidhura
None found
Ndaj dhe ju siguroj se përparësi absolute, Partia Demokratike do të ketë minimumin jetik, pensionet, rrogat e ulëta si fillim. Ne do e nisim aty. Ne do vendosim minimum jetik.
Është thënë 200 $, do rillogaritet. Se ecën. Po, po do e shpërndajmë. Shpërndarja është drejtësi sociale. Dhe nuk mund të ndërtosh një sistem të tillë të pabarabartë në shkallë ekstreme.
Nuk është barazi e madhe ajo. Por shqiptarët që mbeten në varfëri ekstreme nuk do ketë. Jo, nuk do ketë. Dhe është varfëri ekstreme ai shqiptar që nuk ka 5 euro në ditë. Ai është varfëri ekstreme.
Dhe kjo, mbi këtë bazë do jenë pensionet. Mbi këtë bazë do fillojë rritja e fuqishme e pensioneve. Shqipëria nuk ka asnjë vend më të pasur. Asnjë vend. Në 28.000 km2 nuk ka pasuri të përrallore që ka Shqipëria. Jo. Nuk i ka tokën, detin, nëntokën, çdo gjë. Ujërat dhe çdo gjë tjetër.
Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen se jetojnë në një vend me pasuri të mëdha dhe të jenë ata që të përfitojnë prej tyre. Ishte qëllim. Jua them këtu. Ishte qëllimi bazuar në këtë, në këtë nocion, në këtë realitet që po them, që shqiptarët ishin më të mirë të paguarit”, tha Berisha.
