“Në pediatrinë e Lushnjes ka minj dhe pikon çatia”, Korreshi nga Kuvendi: Ulni çmimin e naftës dhe investoni në qytet

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar së në pediatrinë e Lushnjes gjendja është skandaloze pasi ka minj dhe pikon çatia. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi tha se qeveria duhet të ul çmimin e naftës dhe të investojë në qytetin e Lushnjes.

Deputeti demokrat tha se pensionistët nuk arrijnë të përballojnë jetesën me të ardhurat aktuale dhe me rritjen e çmimeve. Korreshi u ndal edhe tek fermerët, për të cilët tha po përballen me kosto të larta dhe mungesë mbështetjeje nga qeveria.

Të lidhura

None found

Korreshi: Se na futët me përralla me m’rroklla se e kishit spango linjën elektrike. E patë si dolën? Po mirë, e kur pyesni ata pensionistët që kishte luftuar, kishte vrarë 300 gjermanë ai e të gjithë me radhë, e pyetët ndonjëherë sa pension marrin këta pensionistët e Lushnjes? Hajde të vemi bashkë te domino-t t’i pyesim të gjithë me radhë. E para njëherë, keni bërë ndonjë postë të re këtyre hallxhinjve? E dyta thoni, po si e kalon muajin ky Sudi, si e shtyn fundin e muajit? Çfarë bën për të kaluar muajin? Sa lekë merr? Se ne themi 500, 700, themi po hyjmë në Europë. Nuk ka Europa, nuk ka pension 123.000 lekë. Nuk ka. Europa, se s’ia qëllon dot me kaq lekë. Apo me 80.000 lekë në fshat. I keni pyetur ju ndonjëherë ata pse po e derdhin qumështin? E keni vajtur me i takuar ndonjëherë këta hallxhinjtë, ore pse po e derdhni qumështin? Po ata të shkretët e futën misrin nga Serbia të helmuar? Jo. Po mirë, i vajtët në majë të urës kur u përmbytën ata?

Se nuk punon hyrja e Thanës. Ajo, që të rrimë ne të pastrojmë grykën e Thanës që mos të mbytet Murrizi. Po të mbyten atje. A dëmshpërblim, jemi në luftë. Këtu s’ka rënë, s’po bie më një fishekzjarr. Ku është kjo lufta? Luftë ka dhe Italia. Ne e marrim me 500 lekë domaten nga Italia, se ata e shesin me 5.000 lekë në Shqipëri. Po atje nuk quhet luftë? Vetëm ne paskemi luftë. Ore po si ka mundësi që ka tre vite që nuk mbillet më grurë? Prapë nga lufta është?

Pyesni njëherë, ore nga lufta, kjo lufta nuk po na mbjell më grurin këtyre fermerëve tre vite? Jo ore jo, është kosto e lartë, se është në bursë me 170-ën e bursa e ka rrëzuar ju naftën. E ju e mbani përpjetë prapë çmimin. Uleni pak. Ule naftën, ule se është turp. Është turp ore. Edhe meqë jeni të gjithë këtu, po them, jeni 70 ministra, Tualanti nuk ishte ministër, solli 20 projekte për Lushnjen, ju asnjë. Me çfarë llogarie? Me me llogarinë e opozitarit. Kështu që shikojeni njëherë kur të vini vërdallë. Kur të vini vërdallë nëpër Lushnje me llafe, që të dilni atje, sillni një kokërr gozhdë, m’uleni në mur. Bam, bam, m’uleni, se ishe ti, Lamallari, Karakaçi, Belinda, Nufi, të gjithë qeveria në Lushnje ka qenë. Merrini të gjithë atje, hyrra-byrra, sillni ndonjë gjë, e unë të them unë çfarë duhet. Investimi nga Çerma. Më jepni datë kur do të bëhet energjia elektrike. Shkoni në Gramsh, i thuaj Karakaçit, se ka bërë reli, një vezë shi ra, do t’ia nis video pastaj, po e bën reli, nuk ngjitej makina në shtëpi të vet, në balta. Shkoni sot në Tërbuf, si po digjen prapë plehrat. Shkoni në Savër, si po digjen prapë plehrat. Kush e mban këtë përgjegjësi mor burrë? Në mes të qytetit.

Po paguani dhe nja ca lekë, bëri Bashkia e Lushnjes kontraktim, bëri dhe firmë, u bë shoqëria aksionere. Shoqëri që do pastronte plehrat. Dhe ia hedh vetes vetë mu në kokë. Se kështu është? Ore e patët ju atje. Me minj në spital të Lushnjes? Me minj e minj, minj. Të hysh te pediatria me minj. Po ra shi, do vesh me çadër brenda në spital. Ju rregulloni ata ambientet që është bërë në 2010-ën, dhe ato që janë bërë në 1990-ën i keni lënë po ashtu dhe do t’i lini po ashtu. Këta kush i gjen? Si i dilni sot qytetarëve lushnjarë? Ju kërkuan një pallat të sportit.

Ta menaxhoni, ta administroni, ta drejtoni, ta bëni, edhe një gjë që ka argëtim, se kinemanë jo, kënd lojërash për kalamaj, çe do, apo të tjera, po këto me radhë. Jo, ju asnjë gjë s’kemi ne. Se do bëjmë dhe shtëpinë e Kongresit, veni vetëm atje, vini ju të gjithë, edhe atje s’e keni paguar qiranë, pronarëve, pas kaq e kaq vitesh, pronarëve të ligjshëm. Hajde ngulni kokërr gozhdë në Lushnje. Ngulni kokërr gozhdë në Lushnje. Dhe pastaj thuaj, ore sollëm këtë spitalin. Ka 10 vjet ai projekti i spitalit që do sillte, pa u bërë ju deputetë.


Shtuar 7.05.2026 18:13