Modelja shqiptare Misse Beqiri ka reaguar për herë të parë pas lajmit të rëndë për vdekjen e ish-partnerit të saj, Jake Hall, i njohur për pjesëmarrjen në reality show-n britanik “TOWIE”. Përmes një deklarate të shpërndarë nga përfaqësuesit e saj, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë dhe ka kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë.
Misse dhe Jake kanë qenë në një lidhje për disa vite dhe së bashku kanë një vajzë, River, e lindur në nëntor të vitit 2017. Marrëdhënia e tyre ka qenë e ndërlikuar, me ndarje dhe ribashkime ndër vite, por ata kanë mbetur të lidhur përmes fëmijës së tyre.
Të lidhura
None found
Në reagimin e saj, Misse thekson se në këtë periudhë fokusi kryesor është mirëqenia dhe mbështetja e vajzës, ndërsa familja po përpiqet të përballojë humbjen e papritur. Ajo ka kërkuar gjithashtu mirëkuptim, dhembshuri dhe respekt për privatësinë e tyre.
Sipas mediave britanike, Jake Hall ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në të cilin është përplasur me një derë xhami, duke pësuar dëmtime serioze në kokë pas një nate me miqtë. Autoritetet kanë marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota.
Vetëm disa orë para ngjarjes, ai kishte postuar në rrjetet sociale mesazhe reflektuese dhe video me vajzën e tij, duke lënë pas një gjurmë emocionale te ndjekësit.
