shumë pak lekë zgjidhet nyja e jugut”/ Korreshi ndan pamjet nga fshati Savër: Kryqëzim vdekje! U ka marrë jetën shumë personave

Deputeti Saimir Korreshi ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga kryqëzimi në Savër të cilin ai e quan kryqëzimi i vdekjes.

Ai ka deklaruar se me shumë pak lekë mund të zgjidhet nyja e jugut që sjell trafik, ndërsa shtoi se ky kryqëzim u ka marrë jetën shumë njerëzve.

Të lidhura

None found

“Kryqëzim vdekjeje edhe në Savër.
Shumë jetë kanë humbur në këtë kryqëzim përpara se të shkosh tek pushimi i shoferit.
Zgjidhje ka edhe këtu vepra e artit Ura që shërben si mbikalim është rreth 250 m dhe pret aty prej vitesh por shteti e ka mendjen të vjedhë e jo të zgjidhë situatat.
Rregullimi i këtij mbikalimi së pari shpëton jetë njerëzish e më pas rregullon dhe trafikun e ngjeshur në sezonin e verës”, shkruan ai.


Shtuar 6.05.2026 16:33