Përpalsi për vdekje dy fëmijët në Durrës/ Gjykata lë në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi

Ditën e sotme 5 maj 2026, Gjykata e Durrësit, ka lënë në burg, Nikoll Radaçin, shoferin i cili dy ditë më parë përplasi për vdekje dy fëmijë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Nikoll Radaçi, u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk foli asgjë para gjykatës. Ndërkohë, familjarët nuk e kanë mbështetur, madje ata janë larguar nga banesa nga frika e hasmërisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.

E. M., 12-vjeç dhe K. N., 10-vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8-vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda.

Kujtojmë e shoferi ishte raportuar disa herë në polici nga banorët e zonës, ndërsa ishte gjobitur dhe nga Rrugorja për shkelje të rregullave të sigurisë.


Shtuar 5.05.2026 11:46