Në një bisedë në podcastin e Grida Dumës reperi i njohur si Cllevio, ka folur hapur për politikën, jetën personale dhe suksesin financiar. Ai theksoi se ka influencë të lartë të publiku duke e krahasuar edhe me numrin e votuesve që duhet të për të nxjerrë deputetë.
“Me influencën që kam, nxjerr dy deputetë”, tha Cllevio, duke shtuar se është fans i kryeministrit Edi Rama.
Të lidhura
None found
Ai rrëfeu gjithashtu për përplasjet brenda familjes, ku mbështetja për Sali Berishën ka qenë aq e fortë sa ka sjellë debate të ashpra me të atin.
Një pjesë e rëndësishme e intervistës ishte periudha e burgut, të cilën ai e përshkroi si një pikë kthese. Nga aty nisi biznesin e syzeve, duke e kthyer kufizimin në mundësi. Për herë të parë, Cllevio foli edhe për pasurinë e tij, duke deklaruar:
“Kam pasuri 2 milion dollarë. Dikur vetëm ëndërroja, sot i kam arritur”.-shprehet Cllevio.
Ai e lidhi suksesin me këmbënguljen dhe zgjedhjet personale, duke u shfaqur si një figurë më komplekse se imazhi publik që ka ndërtuar deri tani.
