PD nis procesin për ndryshimet në Statut, Grupi i Punës miraton kalendarin e punimeve

Këtë të premte, është mbledhur Grupi i Punës në Partinë Demokratike, ku kanë miratuar metodologjinë dhe kalendarin e punës për ndryshimet në Statutin e partisë.

PD bën me dije se procesi nis më 1 maj, ku deri më datë 10 maj, është parashikuar që anëtarët e partisë dhe strukturave drejtuese të paraqesin propozimet e tyre për ndryshime apo shtesa në Statut.

Të lidhura

None found

Nga 11 deri më 14 maj do të bëhet shqyrtimi i propozimeve, ndërsa nga 15 deri më 20 maj do të hartohet drafti final i ndryshimeve, i cili do t’i dorëzohet Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Brenda dates 25 maj, ndryshimet pritet të shqyrtohen dhe miratohen nga Kryesia ose Këshilli Kombëtar, për t’u paraqitur më pas në Kuvendin Kombëtar më 30 maj, ku do të merret edhe vendimi përfundimtar.

“Deri në momentin e shqyrtimit dhe miratimit të propozimit nga Kryesia/Këshilli Kombëtar i PD, propozimet, puna dhe produkti i Grupit të Punës për ndryshimet në Statut është konfidenciale dhe mbledhjet e tij janë të mbyllura”, njofton PD.

Njoftimi i plote:

Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e PD, në mbledhjen e sotme miratoi metodologjinë e punës dhe kalendarin e prezantimit të ndryshimeve.

KALENDARI I PUNËS SË GRUPIT PËR NDRYSHIMET NË STATUT:
1. 1 Maj – 10 Maj 2026 – Secili anëtar i Partisë, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, Kuvendit Kombëtar mund të paraqesë propozime për ndryshime/përmirësime në Statut. Edhe sescili anëtar i Grupit të Punës duhet të paraqesë mendime/propozime me shkrim për ndryshime apo shtesa në Statut.

2. 11 Maj – 14 Maj 2026 – Shqyrtimi i të gjitha propozimeve të paraqitura brenda afatit më sipër.

3. 15 Maj – 20 Maj 2026 – Hartimi i ndryshimeve dhe propozimi final i grupit të punës mbi ndryshimet e mundshme në Statutin e PD. Dorëzimi i ndryshimeve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme statutore.

4. Brenda 25 Maj 2026 – shqyrtimi dhe miratimi nga Kryesi/Këshill Kombëtar dhe propozimi për miratim në Kuvendin Kombëtar të PD.

5. 30 Maj 2026 – Shqyrtimi dhe miratimi nga Kuvendi Kombëtar i PD.

SHËNIM: Deri në momentin e shqyrtimit dhe miratimit të propozimit nga Kryesia/Këshilli Kombëtar i PD, propozimet, puna dhe produkti i Grupit të Punës për ndryshimet në Statut është konfidenciale dhe mbledhjet e tij janë të mbyllura.


Shtuar 1.05.2026 14:21