Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit padit për shpifje Erion Veliajn

Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja ka paditur për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, e ka akuzuar se është e dënuar për mashtrim. Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të Gjykatës, Kalaja tha se Veliaj kërkon të cënojë integritetin e saj personal por edhe të kauzës për mbrojtjen e Teatrit.

Adriana Kalaja: Pas datës 2 korrik ka nisur të sulmojë ndaj gjithë Aleancës sepse fitorja e 2 korrikut ka bërë që Erion Veliaj të dijë mirë përfundimin e kësaj gjëje. Një ditë pas intervistës sime, ai tha se përfaqësuesja e aleancës është e dënuar për mashtrim. Ne e dimë shumë mirë që Erion Veliaj bën publike dhe kur nxjerr një mizë nga zyra, ndaj e dimë shumë mirë se po të kishte një vendim gjykate do e nxirrte. Ndryshe nga ne, ai është një burracak, shpifës dhe kërkon të ulë nivelin e integritetit tim moral dhe të ulë figurën time në sytë e mbështetësve. Në këto kushte unë e kam argumentuar dhe e konsideroj si shpifje ndaj personit tim por që nuk cënon vetëm integritetin tim por edhe të kauzës. I kam bërë dy pyetje Veliajt: Vendimin e gjykatës për dënimin dhe pse nuk e publikon? Jam e bindur që gjykata do të marrë vendimin e duhur.


Shtuar 14.07.2021 10:43