Partizani “steril” për Covid-19, të kuqtë fluturojnë drejt Moldavisë

Partizani është e vetmja skuadër shqiptare që shkëlqeu në raundin e parë të tureve eliminatore të kompeticioneve europiane. Të kuqtë shkatërruan me shifrat 5-2 Stinful Georghe në vendin tonë dhe shkojnë të qetë në Moldavi.

Të kuqtë dolën sot me njoftim në lidhje me zhvillimet para ndeshjes. Klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se të gjitha testet kundër Covid-19 kanë dalë negative dhe ekipi do udhëtojë sot drejt Moldavisë për ndeshjen e nesërme në llogari të Conference League.

NJOFTIMI – FK Partizani udhëton sot drejt Moldavisë. Pas kryerjes së tamponëve klubi konfirmon se rezultatet e të gjithë personave të cilët iu nënshtruan kësaj analize, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e kthimit të turit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër FC Sfintul Gheorghe.


Shtuar 14.07.2021 09:56