Izraeli nuk ka “asnjë pretendim territorial” ndaj Libani, deklaroi sot ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, ndërsa ushtria izraelite vijon goditjet ndaj lëvizjes pro-iraniane Hezbollah në vendin fqinj, pavarësisht armëpushimit në fuqi.
“Prania jonë në zonat përgjatë kufirit tonë verior ka vetëm një qëllim: mbrojtjen e qytetarëve tanë”, theksoi Sa’ar gjatë një konference për shtyp, ku ishte i pranishëm edhe homologu i tij serb, Marko Đurić.
Të lidhura
None found
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon, ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut mbeten një faktor kyç i paqëndrueshmërisë në kufirin verior.
