Vizita shtetërore e shumëpritur e Mbretit Charles në SHBA do të zhvillohet këtë të hënë, pavarësisht të shtënave me armë zjarri në darkën ku ishte Donald Trump.
Presidenti amerikan komentoi mbi vizitën e Mbretit në intervistën e tij të mbrëmshme në programin 60 Minutes të CBS News, duke garantuar sigurinë e tij.
Të lidhura
None found
“Mendoj se është shumë mirë; ai do të jetë shumë i sigurt”, tha Trump në intervistë.
“Territori i Shtëpisë së Bardhë është vërtet i sigurt”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump tha gjithashtu se; nuk kishte asnjë indikacion nga autoritetet se kishte kërcënime shtesë ndaj tij ose zyrtarëve të tjerë.
Prokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, tha se autoritetet besonin se të shtënat kishin në shënjestër presidentin dhe zyrtarët e administratës.
