Sulmi me armë në darkën ku ishte Donald Trump, reagon Shërbimi Sekret

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara, ka reaguar pas sulmit me armë gjatë një eventi ku ndodhej presidenti amerikan Donald Trump, duke deklaruar se ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë ka parandaluar një “tragjedi kombëtare”.

Në një deklaratë të zëvendësdrejtorit Matthew Quinn, thuhet se i dyshuari u neutralizua menjëherë sapo hyri në kontakt me forcat e sigurisë.

“Sonte, një individ tentoi të krijojë një tragjedi kombëtare. Ai nënvlerësoi kapacitetet mbrojtëse të Shërbimit Sekret dhe u ndalua në kontaktin e parë”, thuhet në deklaratë.

Sipas tij, sistemi i sigurisë funksionoi siç duhet, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa përpara ekzistonin edhe masa të tjera shtesë kontrolli.

Quinn shton se ndërhyrja ishte rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes agjentëve të Shërbimit Sekret dhe forcave të tjera të rendit, duke theksuar profesionalizmin e tyre në menaxhimin e incidentit.


Shtuar 26.04.2026 10:19