Pas mbarimit të edicionit të “BBVA5” çifti i shumëpërfolur i këtij sezoni, Mateo dhe Brikena janë parë krah njëri-tjetrit, duke hedhur poshtë aludimet se ata u afruan vetëm për vëmendje.
Pasditen e sotme, finalisti i “BBVA5” Mateo publikoi në Instastoryn e tij një foto ku duket dora e tij teksa mban dorën e Brikenës, krah të cilët ai vendosi një zemër të bardhë dhe figurën e botës duke dëshmuar sërish rëndësinë që ajo ka për të.
Të lidhura
None found
Me këtë lëvizje Mateo i hedh poshtë të gjitha thashethemet se dyshja u bënë bashkë vetëm sa për të fituar mbështetje në rrugëtimin e tyre në “Big Brother”.
Nga ana tjetër, Brikena ditën e djeshme postoi një video krah Mateos përbri të cilës shkroi: Ne kundër botës.
Me lëvizjet e tyre të fundit dyshja tregon se ata janë të lumtur me njëri-tjetrin dhe komentet e njerëzve janë “pavlerë” përballë dashurisë së tyre.

