Kane i paarritshëm, Man City interesohet për Ings

Kampioni i Premier Ligës në kërkim të sulmuesit anglez.

Manchester City thuhet se ka kontaktuar me sulmuesin e Southamptonit Danny Ings për të arritur një marrëveshje për ta transferuar në “Etihad”, raporton “Football Insider”.

Sulmuesi anglez e ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Southamptoni, dhe dëshiron që këtë verë të transferohet në njërën nga gjashtë skuadrat më të mira të Premier Ligës.

Thuhet se edhe Liverpooli ka shprehur interesim në shërbimet e 28 vjeçarit, i cili në të kaluarën e ka provuar fanellën e “Të Kuqve”, ku nga viti 2015 deri në 2019 ishte pjesë e tyre para se të transferohej në Southampton.

Sezonin e kaluar Ings kishte treguar paraqitje tejet të mira, ku në 33 ndeshje në të gjitha garat ka regjistruar 13 gola dhe katër asistime.


Shtuar 13.07.2021 19:26