Ditën e sotme, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli dhe Granit Plava, u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt
Të lidhura
Ndërkaq, i akuzuari i tretë Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vite burgim.
Prokuroria në seancën e kaluar, ku u thanë fjalët përfundimtare ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar dhe në prani të fëmijëve.
Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat.


