Gjatë konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, e mbajtur nën organizimin e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri Lulëzon Jagxhiu zhvilluan një takim me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Kurti u shpreh se afërsia gjeografike mes Kosovës dhe Malit të Zi krijon mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve institucionale. Sipas tij, bashkëpunimi mund të zgjerohet veçanërisht në fushën e reformimit të administratës publike dhe digjitalizimit.
Të lidhura
None found
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndarjes së përvojave dhe praktikave të suksesshme, veçanërisht në drejtim të proceseve që i afrojnë të dyja vendet me Bashkimin Evropian. Kurti tha se një qasje e tillë do të ndihmonte për zhvillimin e Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në rajon.





