Gruaja kërkon njeriun e afërt në pallatin që u përfshi nga flakët: Nuk kam asnjë kontakt, ka fikur edhe telefonin, nuk e di çfarë ka ndodhur

Banorët e kompleksit të pallateve pranë Farmacisë 10 në Tiranë, që një ditë më parë u përfshi nga flakët janë shprehur të shqetësuar dhe të pasigurt për shtëpitë e tyre.

Në një prononcim për mediat, njëra prej tyre thotë se për fat të mirë banesa e saj nuk u dogj, por tha se shpreson që të ndërrohen të gjitha panelet e kompleksit me qëllim që banesat të jenë më të sigurta, nëse situata përsëritet.

Të lidhura

None found

“Shyqyr nuk më është djegur shtëpia. Të siguruar jemi, ka qenë goxha metri katror. Ne shpresojmë që të ndërrojnë të gjithë panelet, se mund të na ndodhë edhe ne. Nëse ndërrohen panelet jemi më të sigurt. Prej një viti e kam blerë shtëpinë”, tha banorja.

Ndërsa një tjetër grua ishte pranë kompleksit për t’u interesuar për një të afërmen e saj, pasi prej ditës së djeshme nuk kishte asnjë kontakt, madje edhe telefonin e kishte të fikur.

“Kam një njeriun tim, por ka telefonin e fikur. Nuk kam komunikuar, e ka të fikur telefonin, prandaj erdha të pyes. Nuk e di cfare ca ka ndodhur. Nuk kam komunikuar që dje. Them mos është larguar nga shtëpia se s’ka mundësi”, tha qytetarja.


Shtuar 15.04.2026 11:46