Flakët në pallatin te “Farmacia 10”/ Kryeinspektori Dashnor Sula firmos dy urdhra: Të verifikohen shkaqet e rënies së zjarrit

Inspektorati i Përgjithshëm, ka urdhëruar nisjen e një inspektimi të menjëhershëm në pallatin “Arlis”, pranë zonës së njohur si Farmacia 10, pas zjarrit të rënë një ditë më parë.

Përmes urdhrave të posacëm, Kryeinspektori Dashnor Sula, urdhëroi kryerjen e verifikimeve pranë subjekteve private që operojnë në këtë pallat, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit zyrtar, inspektimi do të realizohet nga trupat e Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Ky veprim vjen pas ngjarjes së një dite më parë, ku një zjarr përfshiu ambientet e pallatit, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë teknike dhe respektimin e standardeve nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në këtë godinë.

Marrë shkak nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme, me pasojë zjarr, urdhërohet kryerja e inspektimit të menjëhershëm pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit.

Inspektimi do të kryhet nga trupat inspektuese të:
– Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial; dhe
– Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, sqaron Inspektorati.

 


Shtuar 15.04.2026 11:13