Protesta e 131-të kundër qeverisë është zhvilluar sot, më 8 tetor, në Tiranë.
Protestuesit u mblodhën përpara parlamentit që prej orës 10:00, ndërsa më pas vijuan tubimin në rrugët e kryeqytetit.
Të lidhura
None found
Një nga kundërshtimet kryesore lidhet me reformën territoriale. Sipas protestuesve, kryeministri Edi Rama po ndikon në shpopullimin e vendit.
Reforma territoriale pritet të votohet gjatë ditës së sotme dhe ka sjellë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës edhe brenda seancës parlamentare.
Ndërkohë, tetë protestues janë shoqëruar në komisariat. Gjatë protestës është raportuar gjithashtu edhe përdorim dhune nga policia.







