Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria duhet të bëjmë çmos që të integrohet në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në takimin me Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, Rama u shpreh se PS-së i duhet një mandat ende më i fortë për ta bërë të mundur integrimin e vendit në BE.
“Për zgjedhjet e ardhshme vendore kemi të gjithë arsyet të besojmë se duhet t’i fitojmë të tre bashkitë, duke filluar nga Durrësit, por deri atë ditë duhet të bëjmë dhe punët që duhet. Fati i buzëqesh shqiptarëve, sepse për herë të parë gjendemi në një pozitë ku të mëdhenjtë që na duhen i kemi të gjithë me vete dhe në ndërkohë ne duhet të materializojmë një ëndërr të vjetër, që ka qenë ëndërr e brezave për ta shkëputur Shqipërinë nga pika ku në vazhdimësi jemi gjendur në vështirësi të mëdha historikë dhe për ta pozicionuar në anën e Evropës edhe zyrtarisht, jo vetëm gjeografikisht.
Të lidhura
None found
Na duhet një mandat më i fortë për ta bërë realist objektivin historik të Shqipërinë në BE. Sot Shqipëria duhet të vrapojë për të mos e lënë për ta mbyllur atë derën që është hapur. Dua që PS të jetë e vetëdijshme që fati e ka dashur që të na bjerë në kurriz një gur kaq i madh për ta ngiti në metrat e fundit dhe për ta vendosur në majë dhe për ta vulosur prezencën e Shqipërisë në BE. Kështu e ka sjell rrota e historisë dhe duhet të bëjmë vetëm atë që na kërkohet. Në duhet ta kapim trenin e historisë patjetër,” tha Rama.
