VIDEO/ Bosnje-Itali nuk mbaron kurrë, letra ku Donnarumma kishte shënimet e penalltive të rivalëve del në ankand

Quhet Afan Cizmic dhe është vetëm 14 vjeç, por me veprimin që bëri gjatë penalltive që vendosën ndeshjen mes Bosnje Hercegovinës dhe Italisë ”kualifikoi” vendin e tij në Botërorin “SHBA, Kanada dhe Meksikë 2026”.

Djaloshi që kapte topat pas porte arriti që të merrte letrën ku portieri i Italisë kishte shënuar anën se ku preferonin që të ekzekutonin penalltitë lojtarët vendas. Ai tha se mori këtë vendim kur pa Donnarumma-n që i grisi letrën portierit të Bosnjes, Vasilj.

Të lidhura

None found

14-vjeçari shpejgoi se letrën që i mori italianit e ka ruajtur dhe se shumë shpejt do të jetë pjesë e një ankandi. Cizmic ka vendosur se edhe çfarë do të bëjë me shumën që do të përfitojë, e cila është e destinuar të shkojë për bamirësi.


Shtuar 8.04.2026 15:40