Analisti Baton Haxhiu e cilësoi dosjen penale të “Bankers” si njollën më të madhe që Shqipëria ka patur në 23 vitet e fundit. Duke komentuar akuzat ndaj zyrtarëve të kompanisë së naftës, Haxhiu u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se nga ana tjetër prokuroria dhe gjykatat nuk kanë ekspertë të këtyre fushave, si digjitalizimi për bankat ose për naftën për të gjetur krimin.
“Kam pasur vetëm interes se si është e mundur që një kompani për njëzet e ca vite të funksionojë në mënyrën e tillë dhe të mos ketë pasoja. Dhe edhe për faktin që shteti nuk ka marrë, ose e ka marrë shumë pak nga, po themi, puna dhe fitimet e bankës.
Të lidhura
None found
Simbolikisht po them, nuk e di. A e dini se ku në fillim i ka pasur Bankers-i zyrat? Bankers ose kompani si Bankers e kanë simbolikën e zyrave me xhama në qendër të qytetit, diçka madhështore dhe diçka që realisht i jep një simbolikë prezencës së naftës dhe produkteve të saj.
Shqipëria është një vend, i vetmi vend që e ka Bankers-in që ka dikur zyrat në periferi të Tiranës. Dhe të vetmit janë që kanë ikur në periferi të Tiranës për ta mbështetur.
Logjika është te gabimet politike, nuk është as te kinezët. Këto janë rrëmbime, grabitje politike. Unë kur flas për gabimet, pastaj epitetet dhe nivelin e gabimeve i vendosin ekspertët.
E dyta që është problem, është prokuroria dhe gjykatat nuk kanë ekspertë të këtyre fushave, jo vetëm të kësaj fushe. Nuk kanë ekspertë për çështje si, për shembull, digjitalizimi për bankat ose për naftën. Edhe për këto gjëra nuk kanë ekspertë për detektimin e krimit.
Kanë, siç po thonë, këto gjërat e vogla për evazion fiskal apo gjëra të tjera, por për gjërat e mëdha që përcaktojnë dëmin e madh për shtetin…Unë e di, të paktën dy vitet e fundit ka pasur një tentativë që vetë qeveria ose ministria e infrastrukturës ta dërgojë lëndën në prokurori, por pastaj se sa ka pasur fuqi që ta bëjë këtë, unë nuk e kam ndjekur.
Por Bankers-in e kam marrë si njollën më të madhe që Shqipëria ka prej 23 vitesh. Dhe deri më tash nuk ka gjetur asnjëherë se ku është çelësi. Në fakt, kjo është një nga njollat më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar. Dhe kurrë nuk e di se pse është lënë kështu. Edhe pse unë e di që këtu janë investime shumë të vështira, sepse i bëjnë kompanitë e mëdha, se shteti nuk mund t’i bëjë. Duhet të kujdesen këto kompani. Në Fier është shkatërruar plotësisht…”- tha Haxhiu.
