Organizata joqeveritare NetBlocks, e cila monitoron sigurinë kibernetike ka deklaruar se ndërprerja e aksesit në internet e imponuar nga autoritetet në Iran ka thyer rekordin për më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në mbarë vendin. Mediat shkruajnë se ndëprerja e internetit ka arritur në ditën e 37-të radhazi.
“Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran tani është më e gjata e regjistruar ndonjëherë në një vend, duke tejkaluar të gjitha incidentet e mëparshme me ashpërsi të ngjashme, pasi ka arritur ditën e saj të 37-të radhazi,” tha NetBlocks për X.
Të lidhura
None found
OJQ-ja sqaroi se në të kaluarën ka regjistruar periudha më të gjata pushimesh, por në shkallë rajonale, kjo duke vënë në dukje se Koreja e Veriut nuk ka qenë kurrë e lidhur me internetin global.
