Çuditë e Kombëtares! Silvinjo nuk i besoi asnjë minutë, vetëm Modriç bën më mirë se mesfushori shqiptar në Seria A

Ylber Ramadani po kalon një sezon të mrekullueshëm në aspektin personal, ndërsa është pjesë e Leçes në Seria A. “Squawka” ka raportuar një statistikë të veçantë, që e vendos Ramadanin vetëm pas Luka Modriç sa u përket topave të fituar.

Ramadani ka fituar 156 herë posedimin e topit, ndërsa Modriç plot 171 herë. Lista vijon më tej me Matiç, Kristanten, Vlasiç, Adopo, Pongraçiç, Lokateli, De Kunja dhe Doda. Statistika në fjalë mbledh rastet, kur lojtari ka rikuperuar topin nga kundërshtari, ka ndërprerë një aksion, ka bërë presion të suksesshëm për të fituar topin apo ka fituar drejtpërdrejt duele si në tokë dhe ajër.

Të lidhura

None found

Kjo statistikë vlen pikërisht për lojtarë si Ramadani, që janë mesfushorë para mbrojtjes. Ndikimi i mesfushorit shqiptar për rikthimin e topit në favor të Leçes dhe prishja e lojës së kundërshtarit është e dukshme.

Me kilometrat e përshkuara në 30 javë të Seria A, Ramadani është edhe maratonamaku i skuadrës. Si titullar i padiskutueshëm ka luajtur në 29 javë. Interesant është fakti se në Poloni nuk mori asnjë minutë nga trajneri Silvinjo.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL


Shtuar 3.04.2026 20:12