Shumë vite më pas, Jozefina Topalli nuk tërhiqet nga thënia, i kthehet Ballës me shprehjen e saj ikonike: Do të nxjerr për zhelesh përjashta!

Ish-kryeparlamentarja dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli mori fjalën pas tensioneve dhe përplasjeve që pati në seancë mes demokratëve dhe socialistëve.

Topalli tërhoqi vëmendjen e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i kërkuar që të ndjekë standarde të njëjta për të gjithë deputetët, përfshirë këtu dhe ndaj socialistëve, të cilët kërcënuan dhe ofenduan gratë demokrate, kryesisht Elda Hotin dhe Albana Vokshin.

Të lidhura

None found

Sipas Topallit kjo është e papranueshme dhe në këtë rast ajo riktheu dhe shprehjen e famshme “Do të nxjerr për zhele jashtë”, e cila sipas demokrates merr “kuptim” në këtë situatë.

“Nuk është normale dhe s’ka ndodhur kurrë që një nënë e dy fëmijëve, fëmijët e të cilës janë kërcënuar nga bandat gjatë fushatës elektorale, të fyhen me një fjalor vulgar, as në shpellat e mafias nuk përdoret, se edhe ato kanë një kod.

Nuk ka ndodhur kurrë që një mama tjetër me dy fëmijë të vegjël të kërcënohet gjatë seancës plenare dhe t’i thuhet “do të të tregoj unë ty”. Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e 4 katër dëshmorëve të demokracisë, të provokosh dhimbjen jo vetëm të 4 familjeve por një qyteti, gjak që është vendosur në bazën e një sistemi që ne do ta ndërtonim. Po kur një burrë provokon mbi të vdekurit dhe merret vetëm me gra, ka vetëm një shprehje për të: “Merre kryetar, kape për zhelesh dhe nxirre përjashta”, tha Topalli.


Shtuar 2.04.2026 16:21