Delta mbërriti në Shqipëri? Të sapo kthyer nga Britania e Madhe rezultojnë të infektuar

Mutacioni Delta ka hyrë në territorin shqiptar.Një person i cili ka udhëtuar nga Britania drejt Tiranës me simptoma të lehta kishte kryer tamponin parasë të nisej dhe një ditë pasi ka mbërritur në Tiranë laboratori anglez i ka dërguar përgjigje se ka rezultuar pozitiv me Delta.

Brataj: Por edhe mund të ketë hyrë. Kemi pasur shumë hyrje dalje këtë periudhë. Vendet fqinje janë prekur .Aq mëtepër që parashikohet që do të predominojë Delta.

Por ky mund të mos jetë rasti i vetëm. Pasi në vendin tonë vijnë persona nga vende të infektuara me Delta dhe ne nuk i kërkojmë minimumi tamponi negativ .

Brataj: Ana negative është se do të rritet numri që e favorizon rritjen më tej në vjeshtë dhe ky është dhe problemi në Europë sepse rritet numri i atyre që shtrohen.

Mutacioni Delta ka ndryshuar edhe simtomat nga coronavirusi klasik.

Ato janë rrufë, dhimbje fyti dhe dhimbje koke dhe temperatura shfaqet shumë më vonë .

Më së shumti po preken të rinjte nën moshen 30 vjeç dhe ata që nuk janë vaksinuar. /tch


Shtuar 12.07.2021 20:57