Ish-portieri i Polonisë, Jerzi Dudek, ka dhënë një intervistë për “Super Express” ku komentoi përballjen e sotme me Shqipërinë në Varshavë.
Heroi i ndeshjes kur Liverpuli fitoi Championsin ndaj Milanit, deklaroi se kombëtarja polake duhet të dominojë kundërshtarin e saj.
Të lidhura
None found
“Nuk mendoj se ndeshja kundër Shqipërisë mund të shkojë në një mënyrë ku ne mbështetemi te forma e portierit. E kuptoj që ai do të priste një ose dy gjuajtje në momente vendimtare. Megjithatë, ne duhet ta kemi topin dhe ta diktojmë lojën. Nëse portieri është heroi i ndeshjes, kjo do të na reflektojë keq. Me gjithë respektin për Shqipërinë “, tha ai.
Kjo deklaratë vjen për shkak gardiani Lukasz Skorupski, është i dëmtuar dhe se zëvendësuesi i tij pritet të jetë Kamil Grabara.
