Zielinski në dyshim dhe Levandovski udhëheq sulmin kundër Shqipërisë, si pritet të rreshtohet Polonia

Polonia do të presë sonte në mbrëmje Shqipërinë, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren për të shkuar në finalen e fundit, për të prekur Botërorin.

Trajneri Jan Urban, dëshiron të ruajë hierarkinë dhe rendin në fushë teksa si portier ka zgjedhur Kamil Grabara, për të zëvendësuar Lukasz Skorupski i cili është i dëmtuar.

Të lidhura

None found

Jakub Moder, një njeri për të cilin Urban ka një dobësi, është rikthyer në skuadër pas shumë muajsh rikuperimi nga një dëmtim. Ai më parë i ka lavdëruar aftësitë e lojtarit në shumë raste.

E panjohura, megjithatë, ka të bëjë me Piotr Zielinskin, i cili u stërvit individualisht gjatë kampit stërvitor të ekipit kombëtar, por është e vështirë të supozohet se Urban do të kursente një lojtar kyç të ekipit kombëtar.

Formacioni i mundshëm

Polonia: Grabara, Visnievski, Bednarek, Jakub Kivior, Kash, Zielinski, Slisz, Skoras, Kaminski, Szymanski, Levandovski.


Shtuar 26.03.2026 13:42