Fjolla Morina flet për herë të parë për burgun dhe periudhën e errët: Kam kaluar shumë mirë, jo keq

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, si rrallëherë ka pranuar të flasë për jetën e saj personale dhe për momentet jo gjithmonë të lehta të karrierës.

Ajo ishte e ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku nuk i shpëtoi pyetjeve të vështira dhe rrëfeu për periudha të errëta të jetës së saj, përfshirë edhe kohën kur qëndroi në burg.

Të lidhura

None found

Meriton Mjekiqi e pyeti:

“Ke mbajtur burg dy muaj në Lipjan, si ka qenë ajo eksperiencë dy muaj?”

Përgjigja e këngëtares ishte e hapur dhe reflektuese:

“Ajo ka qenë eksperiencë e keqe e imja të cilën unë e kam tejkaluar shumë rëndë. Unë si artiste, më ndodhi. Unë nuk kam hyrë për gjë të keqe, për një gjë që më ka ndodhur. Kam kaluar shumë mirë, stafi aty më kanë respektuar, çmuar më kanë veçuar. Janë kujdesur edhe në anën psikologjike. Kam kaluar shumë mirë, jo keq”.
Fjolla shtoi se gjatë kohës së qëndrimit aty kishte zgjedhur të ishte sa më e përqendruar te vetja: “Pata zgjedh me qenë veç vet më pak komunikime me njerëzit, vetëm me psikologët edhe këta. Kam ushtruar, kam ngrënë me rregull, kam fjetur mirë”.

Ky rrëfim vjen në një periudhë kur këngëtarja ka qenë në lidhje me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla, dhe tregon një tjetër dimension të jetës së saj, larg skenës dhe reflektorëve.


Shtuar 26.03.2026 11:12