Noka përjashtoi dy mbështetësit e tij, Salianji: E paimagjinueshme! Në vend që të fitojmë, nxjerrim njëri-tjetrin nga partia

Ervin Salianji ka regauar në lidhje me përjashtimin e dy demokratëve, të njohur si mbështetës të tij, nga Këshilli Bashkiak i Durrësit, duke e vlerësuar këtë lëvizje si humbje të madhe të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi të bërë në Facebook-un e tij Salianji shkruan se humbësit kanë përjashtuar fituesit e partisë, ndërsa shton se kjo lëvizje është e paimagjinueshme. Sipas tij demokratët në vend të punojnë më shumë për të arritur fitoren, ata përjashtojnë anëtarët e partisë.

“Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët. E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mendesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën!” shkroi Salianji në postimin e tij.

Ndërsa më tej Salianji shtoi se këshilltarët u përjashtuan sepse ata mbështetën idenë. Gjithashtu Salianji theksoi se PD nuk është pronë private por e demokratëve ndaj ata nuk duhet të përjashtohen.

“Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!”, përmbylli reagimin e tij Salianji.

Postimi i Ervin Salianjit:

Humbësat përjashtojnë fituesit.

Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës.

Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët.

E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën!

Frika nga gara nuk është lidership!

Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!


Shtuar 24.03.2026 18:53

Tags: ,