Rezultatet e para të sondazheve rrëzuan propozimin e qeverisë së saj, reagon Meloni: Italianët kanë vendosur, do respektojmë vendimin e tyre

Kryemistrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar për herë të parë pas rezultateve të referendumit për reformën në drejtësi. Me anë të një videomesazhi, Meloni u shpreh se qytetarët italianët e kanë shprehur mendimin e tyre rreth kësaj çështje dhe se e respekton vendim e tyre.

Mediat italiane shkruajnë se Meloni deklaroi se qeveria do të vazhdojë përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë.

“Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, tha Giorgia Meloni.


Shtuar 23.03.2026 17:25