Kërkuan lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja (vëllai i Rrumit të Shijakut). Ata kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta.

Muça dhe Brahja dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që tjetërsonte prona në Gjirin e Lalëzit, në Durrës. Apeli i GJKKO në tetor 2025, la në fuqi masën “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, Rrumin, për vëllain e tij Vullnet Muça dhe shtetasin Vlash Brahja.

Gjithashtu asokohe Apeli i GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” edhe për Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist, Loer Kume. Ai akuzohet si pjesëmarrës në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.


Shtuar 21.03.2026 21:00