Zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Ali Mohammad Naeini, është vrarë në sulmet e nisura nga SHBA-të dhe Izraeli, raportoi të premten televizioni shtetëror iranian.
Sipas mediave shtetërore iraniane, zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë.
Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi se Naini u bë “martir”.
Televizioni shtetëror iranian, njoftoi se Naini u vra gjatë një nga valët e sulmeve ajrore që goditën qendrat strategjike të komandës në Teheran dhe rajonin Karaj ditët e fundit.
Ali Mohammad Naini, gjeneral major dhe zëdhënës i IRGC-së që nga korriku i vitit 2024, ishte fytyra publike e organizatës në javët e fundit, duke bërë deklarata rreth aftësive ushtarake të Iranit dhe paralajmëruar për hakmarrje ndaj veprimeve të SHBA-së dhe Izraelit.
Rrethanat e sakta të vdekjes së tij nuk janë sqaruar zyrtarisht, por ky zhvillim vjen në mes të sulmeve të vazhdueshme që synojnë udhëheqjen dhe infrastrukturën ushtarake iraniane.
Naini ishte gjithashtu, zëvendëszyrtar i marrëdhënieve me publikun dhe kishte paralajmëruar për përshkallëzim të mundshëm në përgjigje të sulmeve ndaj objektivave iraniane.
