PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Ambasada e Suedisë: Presim që sistemi i drejtësisë të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa!

Pasi Partia Socialiste refuzoi të heqë imunitetin e Belinda Ballukut, ka reaguar edhe Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Ata shprehen në rrjetet sociale se presin që sistemi i drejtësisë në Shqipëri, të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa.

Në reagim thuhet gjithashtu, se politika është përgjegjëse për garantimin e këtij procesi.

Reagimi i Ambasadës suedeze:

Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për garantimin e këtij procesi.


Shtuar 12.03.2026 18:08