Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me ambasadorin e Spanja në Shqipëri, Gabriel Cremades, ku u diskutua mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Spanjës, duke theksuar nevojën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në disa fusha.
Ai falënderoi Spanjën për mbështetjen që i jep Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, por ngriti edhe shqetësimin e opozitës lidhur me standardet e sundimit të ligjit.
Sipas Bardhit, në themel të procesit të integrimit duhet të qëndrojë respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i standardeve demokratike të qeverisjes.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen për qëndrimin publik të kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, i cili ka deklaruar se “çështja Balluku përbën një test kritik për Shqipërinë në respektimin e reformës në drejtësi dhe seriozitetin e luftës kundër korrupsionit”.
