Juventusi mposhti Pisa-n me rezultatin 4-0 në javën e 28-të të Serisë A. Pas një pjese të parë pa gola, bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 54-ët, Cambiaso shënoi me kokë me një pasim të shkëlqyer nga Yildiz, pastaj Thuram dyfishoi epërsinë në minutën e 65-të.
Turku shënoi përsëri në minutën e 75-të, duke vulosur fitoren me një gol mahnitës, dhe Boga më pas shënoi në kohën shtesë për të vulosur një fitore me “poker” para fishkëllimës së fundit të Sacchit.
Me këtë fitore, Juventusi u ngjit në kuotën e 50 pikëve dhe iu afrua një pikë Romës dhe Comos, me verdhekuqtë që udhëtojnë në stadiumin Ferraris për t’u përballur me Genoan.
Javën tjetër, Fabregas do të presë Gasperinin në stadiumin Sinigaglia. Ndërkohë, Pisa pësoi një tjetër humbje, rënia nga kategoria është gjithnjë e më afër. Portë e pastër për Perin, midis shtyllave në vend të Di Gregorio.
GOLAT:
GOLI I BOGA: VIDEO
GOLI I JILLDIZ: VIDEO
GOLI I TURAM: VIDEO
GOLI I KAMBIASOS: VIDEO
