SHBA miraton shitjen e pajisjeve ushtarake për Izraelin me vlerë 151.8 milionë dollarë

Ditën e djeshme, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, miratoi shitjen e mundshme të pajisjeve ushtarake për Izraelin, me një vlerë të vlerësuar prej 151.8 milionë dollarësh.

Vendimi vjen në një periudhë kur të dy vendet kanë ndërmarrë një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Iranit, duke rritur tensionet dhe duke shkaktuar përshkallëzim në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.

Sipas njoftimit zyrtar, shitja e propozuar përfshin 12 mijë bomba të tipit BLU-110A/B, me peshë rreth 470 kilogramë secila.

“Ky furnizim do të përmirësojë aftësinë e Izraelit për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe ato të ardhshme, do të forcojë mbrojtjen e vendit dhe do të shërbejë si një mjet parandalues ndaj kërcënimeve rajonale”, thuhet në deklaratë.


Shtuar 7.03.2026 08:03