Vodhën një market dhe një lokal, arrestohen 5 persona në Tiranë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

Pesë persona janë arrestuar ndërsa 3 janë shpallur në kërkim pasi akuzohen si autorë të dy vjedhjeve në Tiranë.

Policia ka sekuestruar dhe sendet e vjedhura, si dhe 1 automjet

Konkretisht, policia informon

-Në kuadër të operacionit policor “Bashkëpunimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vunë në pranga shtetasit K. B., 26 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, vëllezër, pasi në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende/materiale të ndryshme të vjedhura në një subjekt (lokal) në Rrugën e Kavajës. Në vijim të veprimeve u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve C. D., S. A. dhe B. K., pasi dyshohen si autorë të vjedhjes.

-Në kuadër të operacionit policor “Flagranca”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit A. V., 23 vjeç, E. K., 19 vjeç dhe F. H., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin në një subjekt (dyqan) në pronësi të shtetasit F. L.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.


Shtuar 2.03.2026 16:30