Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e opozitës të mbajtur një ditë më parë në Tiranë.
Delegacioni shpreh shqetësimin e saj mbi aktet e dhunës, referuar përdorimit të molotovit në disa raste në rrugët e Tiranë nga protestuesit. Nga ana tjetër, ata i bëjnë thirrje aktorëve politikë në vend të tregojnë vetëpërmbajtje.
Reagimi:
Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.
Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.
Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
