Momente paniku në miqësore, Lionel Mesi përfundon duke u tërhequr në fushë (VIDEO)

Një miqësore e Inter Majemit, u shndërrua në një “kaos mesianik” të vërtetë. Ylli argjentinas, Leo Mesi ra në tokë, teksa u rrëzua aksidentalisht nga një roje sigurie i cili, në një përpjekje për të ndaluar një pushtues të fushës që kishte përqafuar Leo Mesin, përfundoi duke e tërhequr yllin argjentinas në fushë.

Ndeshja kundër Independiente del Valle, e fituar 2-1 nga Miami filloi 1 orë me vonesë, sepse të dy ekipet ishin shfaqur në fushë me fanella të zeza, duke e bërë të pamundur dallimin e lojtarëve. Mesi shënoi golin e fitores me penallti në minutën e 70-të.

 


Shtuar 28.02.2026 12:16