Çfarë mendon mami i Gimbos për Selin? Motra e banorit të “Big Brother Vip” i zbulon të gjitha

“Nominimi e ka vendosur pa k në vështirësi. Por e kalon. Besoj se del Greta edhe pse është shumë e ëmbël. Raporti i Gimbos me Selin duket pak i çuditshëm sepse është hera e parë që e shohim me një vajzë, nuk na ka sjellë asnjë në shtëpi. Por na pëlqen, është një raport i lezetshëm. Ne nuk kemi diskutuar fare nëse ai do krijonte lidhje aty brenda. Shoh që është rehat, i pëlqen të qëndrojë me Selin. Më pëlqen Selin, mënyra si komunikon, si del nga situata dhe për moshën që ka është shumë e artikuluar. Gimbo po e shijon dhe ne na pëlqen kjo.

Ndaj mirit nuk ka reaguar asnjëherë fort, është ruajtur që të mos japë asnjë informacion nga jashtë se si duket Miri me Selin jashtë.

Njerëzit na shkruajnë dhe na thonë ‘lum për djalin që keni rritur’ dhe kjo po na bën krenarë.

Gimbo është shumë energjik, gjithë kohën aktiv, me humor. Është vazhdimisht në lëvizje. Mbi të gjitha është shumë i dashur dhe i kujdesshëm me të gjithë. Kur ka hyrë në fillim, kam parë komente që po thoshin se po bën lojën e Gjestit por njerëzit duhet të kuptojnë se Gimbo dhe Gjesti janë të njëjtë. Ata janë njësoj në shumë gjëra.

Mamit i pëlqen Selin, është vajzë e thjeshtë, e bukur dhe e sjellshme kështu që sigurisht na pëlqen”– tha ajo.


Shtuar 26.02.2026 15:02